Janjiq: Vuçiqi e ndihmoi Kurtin – tash është gati t’i bëjë çfarëdo lëshimi

Prishtinë | 16 Tet 2023 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike (FER), Dushan Janjiç, tha se Serbia është gati të bëjë lëshime ndaj Kosovës në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE), derisa komentoi rrjedhën e tensioneve në raportet Kosovë-Serbi pas sulmit terrorist në Banjë të Zveçanit në veri të Kosovës.

Janjiç, derisa komentoi thirrjen e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, drejtuar serbëve të Kosovës që sa më shpejt të nisin inciativën për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – ka vlerësuar se kjo lëvizje shkon në favor të kryeminstrit të Kosovës Albin Kurti e në dëm të serbëve.

“Vuçiçi legalizoi dhe inkurajoi Kurtin për të vazhduar politikën e tij në veri të Kosovës; nga fakti se ai mori një pjesë të përgjegjësisë për situatën e keqe politike dhe të sigurisë në veri. Qëllimi i Vuçiçit është shpërqëndrimi i vëmendjes së bashkësisë ndërkombëtare nga procesi gjyqësor kundër Milan Radojiçiqit”, ka konsideruar analisti i njohur serb.

Janjiçi vlerësoi se kryeministri Kurti është “politikan i fshirë” nga lista e pritjeve në Bruksel për shkak të ngjarjeve të fundit në pjesën veriore të Kosovës të banuar kryesisht me serbë etnikë dhe se presidenti serb “nuk është dashur t’ia ndihmojë” lidhur me organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës.

“Kur [Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri] Josep Borrell e dëboi Kurtin nga zyra e tij, pasi ky i fundit i kërkoi zëvendësimin e [Emisarit Special për dialogun Kosovë-Serbi] Miroslav Lajçak, ia fshinë emrin në Bruksel. Vuçiçi është dashur të dijë këtë dhe të mos ia ndihmojë me këtë çështjen e zgjedhjeve”.

Të ngjashme