Arsim Janova, anëtar i Bordit të Zyrës së e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), tha se vendi është në gjendje të rëndë energjetike. Janova ka përmendur shumë faktorë që kanë ndikuar që javëve të fundit të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
Ai në komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal ka raportuar rreth moszbatimit të marrëveshjes se energjisë të arritur në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi dhe pasojat në krizën energjetike në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, ndonëse janë informuar institucionet për gjendje nuk është treguar gatishmëri për tejkalimin e krizës.
“Jemi përballë me probleme me sektorin e energjisë, ka ndikuar shumë faktorë. Kemi pas probleme me prodhimin e energjisë nga termocentrale nuk ka pas rezerva për shkak të shpronësimeve në Shipitullë, si pasojë e vendimit gjyqësor që është sjell nga Gjykata Themelore dhe e Apelit që ne kemi zbatuar vendimin për masën e përkohshme, dhe ka filluar një përkeqësim i sektorit të energjisë, dhe nga faturat është largu 3,5%, furnizimi ka mbet të bëhet nga KOSTT-i, mirëpo ata nuk kanë mundur të mbulojë humbjet”.
“Kemi informuar institucionet tona, kryetarin e kuvendit, qeverisë, ministrin Lluka, me gjendjen që është sepse KOSST është në një pozitë të rëndë financiare, institucionet nuk kanë treguar gatishmëri se si të mbrohet ajo pjesë me energji”.
Shkak për krizën energjetike sipas tij, është mos faturimi i pjesën tjetër të vendit për energjinë e shpenzuar në veri. Qeveria ka ndarë 1 milion euro, Javona tha se kjo është e pamjaftueshme.
“Qeveria ka ndarë 1 milion euro për mars, sepse 800 mijë deri 1 milion është vlera e kostos për furnizimin e asaj pjesë të Kosovës. Qeveria nuk ka marr për bazë obligimet që ka hy KOSTT. Rëniet e shpeshta të blloqeve ka sjell deri te reduktimet e fundit në vend”.
Ndonëse ishte planifikuar që nga 1 prilli të fillojë faturimi për energjinë e shpenzuar në veri, Janova ka bërë të ditur se kjo nuk mund të ndodh për shkak të mungesës së bordit, vendimi nuk ka mundur që të merret.
“Me 1 prill të këtij viti është dashtë të hyjë zbatimi në veri i procesit tarifor 5 vjeçar. Përgatitjet janë bë që nga 15 maji i vitit të kaluar, por nuk kemi pasur bord funksional, stafi ynë ka shqyrtua, proceduar të dhënat, kemi martë vendim që të shtyhet procesi atu ku është edhe pse do të shtyhet pasi që ka pasur mungesë bordi”.
“Jemi para një sfide të madhe, që pjesa në veri nuk mund të hyjë në tarifat e konsumatorëve të tjerë, do kërkojmë ndihmë nga Qeveria dhe Kuvendi, se çka do të bëjmë me veriun, nuk mund t’i fusim në faturat e konsumatorëve”.
Ai ka njoftuar deputetë se kanë marrë rekomandimet nga Kuvendit se si të zgjidhet kjo çështje, por shumica e tyre nuk mund të përmbushen për shkak të mungesë së buxhetit.
Janova s’ka garantuar se qytetarët e vendit do të kompensohen për rrymën që kanë paguar për veriun e që arrijnë vlerën e 40 milionë eurove, raporton EO.
“Ne kemi marrë rekomandimet e Kuvendit të Kosovës, që e para ka qenë që ZRrE-ja Të ndal praktikat e faturimit të energjisë konsumatorëve për pjesën veriore; Qeveria në bashkëpunim me ZRrE dhe KEDS të trajtojë barabartë qytetarët dhe të gjejë një zgjidhje për këtë çështje”.
“ZRrE-ja të nxjerr një vendim që të miratojë zbritjet e tarifave që do të kompensonte qytetarët që kanë pagur për komunat veriore; për atë se do të ketë zbritje për procesin tarifor nuk mund të themi sepse ne nuk kemi fond të veçantë”.
Mimoza Kusari – Lila, iu drejtua Janovës duke i thënë se a është ndërmarrë ndonjë gjë lidhur me zbritjen e tarifës së energjisë për konsumatorët që kanë paguar energjinë për pjesën veriore.
“E kemi trajtuar këtë çështje, nëse atë pjesë e ngarkojmë me tarifa më të lartë ose të ju kthehet konsumatorëve, ndërsa zbritja e tarifës së energjisë për konsumatorët kush do të paguajnë operatorin për humbjet”, ka thënë Janova.