Januzaj kërkon golin në La Liga pas dhjetë muajsh

Prishtinë | 16 Shk 2019 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Adnan Januzaj po shpreson të shënojë gol në ndeshjen që Real Sociedadi e luan në shtëpi ndaj Leganesit, pasi ka dhjetë muaj që nuk ka realizuar në La Liga, përcjellë “Mundo Deportivo”.

Sociedadi, të shtunën (sot, 18:30) luan në shtëpi ndaj Leganesit në kuadër të xhiros së 24-t, kurse Januzaj pritet të jetë titullar. Golin e fundit në La Liga, Januzaj e ka shënuar më 8 prill të vitit të shkuar ndaj Gironas.

“Po shpresoj të shënoj, pasi është bërë një kohë e gjatë që nuk kam shijuar golin në kampionat. Por me rëndësi është ta fitojmë këtë ndeshje”, ka thënë Janzuaj.

24-vjeçari këtë edicion ka 14 paraqitje në kampionat dhe dy asistime. Ka shënuar një gol në Kupën e Spanjës.

Januzaj në verën e vitit 2017 iu bashkua Sociedadit nga Manchester Unitedi dhe me ekipin spanjoll ka kontratë deri në vitin 2022. Aktualisht, Sociedadi zë vendin e nëntë në La Liga me 31 pikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme