Januzaj u përgjigjet kritikëve: Kosova është vendi im

Prishtinë | 01 Kor 2018 | 12:14 | Nga

Anësori shqiptar i Belgjikës, Adnan Januzaj, u është përgjigjur kritikëve të tij duke theksuar për një televizion belg se Kosova është vendi i tij dhe se si kosovar është i lidhur me vendin e tij.

Januzaj, me prejardhje nga Istogu në Kosovë, tha para Kupës së Botës se është belg dhe ndihet i tillë, duke nxitur reagime të ashpra në vendlindjen e tij përsëri, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, të shtunën në një intervistë për televizionin belg Sportz – Januzaj i pyetur nëse mendon shpesh për Kosovën – pohoi se po duke qenë se Kosova është vendi i tij.

“Natyrisht, them se [Kosova] është vendi im. Unë jam edhe kosovar dhe jam gjithashtu i lidhur me vendin tim. Prindërit e mi vijnë nga ky vend”, tha Januzaj.

Januzaj ia siguroi fitoren Belgjikës me një gol të bukur kundër Anglisë në ndeshjen e tretë dhe fundit të fazës grupore në Kupën e Botës, por ai nuk mori përkrahje në mesin e shqiptarëve, për dallim nga shqiptarët e Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, të cilët u lartësuan pas golave që i shënuan në fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë javë më parë në Rusia 2018.

Januzaj është kritikuar edhe më parë për shkak se si adoleshent, i udhëhequr nga babai i tij, Abedini, e kishte zgjedhur Belgjikën para Shqipërisë dhe Kosovës, kohë kur Kosova nuk ishte e pranuar në UEFA dhe FIFA.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme