Januzi firmos me Llapin, edhe Dallku mund ta lërë Prishtinën

Prishtinë | 08 Gus 2018 | 10:30 | Nga

Sulmuesi Ahmed Januzi është përforcimi më i ri i skuadrës së Llapit.

30-vjeçari te Llapi u transferua si lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me klubin Prishtina.

Kontrata me Prishtinën i ka skaduar edhe mbrojtësit Armend Dallku dhe ai nuk ka përjashtuar mundësinë të ndërrojë skuadër.

“Të mërkurën do të bisedojë me trajnerin dhe zyrtarët e klubit. Prioritet ka Prishtina, por të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Dallku.

Ai, Januzi dhe Debatik Curri në verën e vitit 2016 i ishin bashkuar Prishtinës pas mbarimit të karrierës në klube të huaja.

Për një kohë të tre kishin luajtur te Vorskla në Ukrainë.

Ndërkohë Curri ditë më parë është pensionuar dhe ka marrë rolin e ndihmëstrajnerit te Prishtina, kurse Januzi ka firmosur me Llapin për një vit. Ai të martën është prezantuar te kjo skuadër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme