Jashari: Lufta dhe liria e një populli kanë heronjtë dhe sakrificën, kanë dhimbje e vuajtje

Prishtinë | 19 Kor 2019 | 22:51 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, ka reaguar pas vendimit për dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Vendimi i dorëheqjes vjen pas marrjes së ftesës nga Gjykata Speciale për t’u paraqitur si i dyshuar.

Jashari me këtë rast ka thënë se lufta dhe liria e një populli kanë heronjtë dhe sakrificën, kanë dhëmbje e vuajtje.

Postimi i Bekim Jasharit në Facebook:

Lufta dhe liria e një populli kanë heronjtë dhe sakrificën, kanë dhëmbje e vuajtje.

Kryeministri ynë, Ramush Haradinaj, i kishte kaluar të gjitha këto.

Ka për të kaluar edhe këtë sprovë jo të drejtë dhe gëzimi atëherë do të jetë më i madh.

“100 herë me u rrzu, prap kam me u qu” Ramush Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme