Jashari për Vuçiqin: Kërkimfalja ishte gjëja më e vogël që mund të ndodhte sot

Prishtinë | 09 Sht 2018 | 11:13 | Nga

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në një status në profilin e tij në Facebook, ka thënë se kërkimfalja nga presidenti Vuçiq ishte gjëja më e vogël që mund të ndodhte sot mirëpo nuk ndodhi. Ai ka falënderuar qytetarët që ju bashkuan protestës.

Postimi i plotë:

Pas paralajmërimeve të qytetarëve se nuk do të lejojnë vizitën e Vuçiqit në Banjë, kemi dalë në vendin e ngjarjes, për të parë situatën.Kjo ishte protestë e qetë e qytetarëve, e organizuar nga qytetarët dhe shoqatat e dala nga lufta.

Sot jemi solidarizuar me qytetarët e Drenicës se nuk mund të kalojë presidenti serb pa kërkuar falje, për viktima dhe masakrat që kanë ndodhur gjatë viteve 1998-1999.

Ne kemi mbi 15 mijë të vrarë, ndërsa janë ende 1648 të zhdukur.

Është e pafalshme që të kalojë nëpër Drenicë presidenti serb, pa asnjë kërkimfalje dhe të sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Kërkimfalja ishte gjëja më e vogël që mund të ndodhte sot, nuk ndodhi.

Kërkimfalja e Vuçiqit nuk do të na i kthente më të dashurit tanë, as shëronte vuajtjet tona, por do të ishte hapi i parë se regjimi aktual serb, bën dallimin nga kryesit e krimeve dhe gjenocidit ndaj qytetarëve tanë.

Qytetarët e Drenicës në mënyrë paqësore, sot kanë dëshmuar për të saten herë, para organeve tona edhe ndërkombëtarëve se në këtë vend ka pasur gjenocid dhe kjo nuk mund të harrohet.

Falënderojmë qytetarët e Drenicës, pjesëmarrësit për manifestimin paqësor, por edhe Qeverinë tonë, Policinë e Kosovës dhe KFOR-in për ndjeshmërinë që patën ndaj kërkesës sonë!

Image may contain: fire and outdoor

Image may contain: 12 people, people smiling, people standing, tree, crowd, sky and outdoor

Image may contain: one or more people, mountain, outdoor and nature

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme