Aktivistët “jelek-verdhë” kanë marshuar në Paris dhe qytetet tjera për të 24-tën javë me radhë, disa ditë pasi Emmanuel Macron provoi t’i qetësonte lëvizjen e protestave duke iu premtuar se do t’i ulë taksat.
Demonstruesit që u bashkuan në Paris, Toulouse dhe Strasburg të shtunën duket se sinjalizojnë se pavarësisht nga lëshimet e fundit të presidentit francez, “jelek-verdhët” janë ende gjallë dhe mirë.
Të enjten, Macron mbajti një konferencë për shtyp, në të cilën ai njoftoi se donte të zbatonte shkurtime mbi taksat.