Jemi keq! Kosova po kërcënohet me sanksione serioze nga kumbarët e shtetësisë

Prishtinë | 29 Qer 2023 | 18:10 | Nga Adriatik Kelmendi

Cinizmi nuk na nxjerr nga skëterra! Nihilizmi dhe oportunizmi na zhysin edhe më thellë!

Jemi keq! Kosova është ndër shtetet e rralla që po kërcënohet me sanksione serioze nga kumbarët e vetë shtetësisë, në krye me SHBA-në dhe shtetet kryesore të BE-së. Serbia ka pasë sanksione. Bjellorusia ka.

Kushdo që mund të bëjë diçka që Kosova të del fitimtare duhet përkrahur.

I takon secilit të japë kontribut. Çdo individ, çdo grup, çdo parti, kushdo që është pjesë e institucioneve, pushtet dhe opozitë.

I takon sidomos LDK-së, partisë më të vjetër në Kosovë të marrë iniciativë. Njëjtë siç i takon secilës parti tjetër.

Nuk është kjo për të marrë merita, është për të dalë nga lloçi!

Kush ia bën një argat Kosovës sot e meriton të mbështetet.

Heshtja është pajtim! Cinizmi, nihilizmi, oportunizmi – krim!

Të ngjashme