Jemi në grevë! Asgjë më shumë, sikur gjykata të ishte kompani private

Prishtinë | 07 Mar 2022 | 16:00 | Nga Arianit Koci

Në hyrje të Gjykatës së Lipjanit ishte i vendosur informacioni: Jemi në Grevë!

Asgjë më shumë.

Gjykata është institucion i rëndësisë së veçantë. Qytetarët duhet të kenë më shumë informata.

Madje, dera ishte e mbyllur me çelës-thuajse është kompani private.

Në anën tjetër, në Prishtinë, disa gjykime mbahen e disa jo.

Kaos!

Menaxhimi i gjykatave është tepër i keq!

2.
Gjykatat janë shtylla e shtetit dhe e shoqërisë. Derisa nuk e kuptojmë këtë, nuk do të funksionoj shoqëria si duhet.

E drejta në grevë është e drejtë e garantuar me Kushtetutë, por këto shtyerje të seancave, do të shkaktoj tollovi në orare të gjykimeve të ardhshme.

3.
Greva deri diku është e arsyeshme. Stafi administrativ, zyrtarët ligjorë dhe bashkëpunëtorët profesional, i kanë të ardhurat deri në tri herë më të vogla se gjyqtarët dhe prokurorët.

Kjo është problem serioz. Nuk është dashur të rritën rrogat për një kategori, nëse nuk ka buxhet edhe për të tjerët.

Natyrisht, gjyqtarët dhe prokurorët duhet t’i kenë pagat pak më të mëdha se zyrtarët ligjorë dhe stafi administrativ.

4.
Në Lipjan shkova me biçikletë.

Më lirë, më mirë dhe më shëndetshëm.

Po të përdorej biçikleta më shumë, Prishtina do të ishte më pak e ndotur, dhe nuk do të kishte bllokada në komunikacion, ashtu siç ndodh çdo pasdite.

Kur unë shkoj në punë me biçikletë, madje edhe në Lipjan, çka ka që edhe të tjerët, duke i përfshirë politikanët, nuk shkojnë me biçikletë apo këmbë?

Prishtina është qytet i vogël.

5.
Duke udhëtuar, e shfrytëzova rastin me e analizu këngën e re të grupit legjendar Red Hot Chili Peppers-Poster Child.

Teksti fantastik, melodia fantastike!

Vetë titulli është karakteristik.
Poster Child, fillimisht është përdorur si shprehje për fëmiun me nevoja të veçanta, apo me ndonjë sëmundje, fotoja e të cilit përdorët në postera për mbledhjen e parave për shërimin e tij, apo edhe për ndonjë kauzë humanitare.

Tani kjo shprehje ka kuptim më të gjerë. Poster Child është çdo person publik i njohur, figura e të cilit përdorët për mbështetje të ndonjë kauze apo lëvizje kulturore/politike.

6.
Anthony Kiedis, frotmeni i grupit, në këtë këngë flet për figurat ikonike të artit dhe politikës që kanë ndikuar në lëvizjet e ndryshme sociale/kulturore në botë.

Flea, basisti, si zakonisht e jep bazamentin e këngës, ndërsa John Frusciante, me rifat funky, e rrumbullakëson tingullin karakteristik “Chilian”.

Të ngjashme