Jennifer Lopez kishte vendosur diamante gjatë Screen Actors Guild (SAG) Awards, duke e bartur një qafore dhe vathë diamanti në vlerë prej 9 milionë dollarësh.
Superylli mori pjesë në ceremoni të dielën mbrëma si e kandiduar për aktoren më të mirë mbështetëse për rolin e saj në “Hustlers”, dhe derisa u largua duarbosh, ajo e tregoi një pamje fituese me fustanin e saj të zi të Georges Hobeika dhe aksesorët nga disenjatorët në brendin ikonik Harry Winston.
50-vjeçarja kishte vendosur stoli, ku përfshihej qaforja 73.55 karatësh dhe vathët 13.77 karatësh, shkruan KOHA Ditore.
Pamja e saj mahnitëse në tapetin e kuq erdhi vetëm disa orë pasi që ajo e tregoi gotën e saj të re me shkëlqim, ndërsa po bënte prova për performancën e shumëpritur në Super Bowl LIVE muajin e ardhshëm (shkurt 2020).
“Gëzuar e diela! Edhe dy javë deri në Super Bowl = koha për një gotë të re!!!”, e titulloi ajo foton e saj me gotën e ripërdorur të mbuluar me kristal.