Jep dorëheqje drejtoresha e Neonatologjisë në QKUK

Prishtinë | 10 Mar 2017 | 11:19 | Nga

Drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë në QKUK, Mynevere Latifi – Hoxha, ka dhënë dorëheqje nga funksioni
Ndonëse ish-drejtoresha Latifi-Hoxha nuk ka hapur telefonin e saj për të treguar arsyet e dorëheqjes së saj, lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Shpend Fazliu.

“Mund të themi se ajo ka ofruar dorëheqjen dhe ushtrues detyre i drejtorit të Klinikës së Neonatologjisë është emëruar Dr. Xhevdet Gojnovci, specialist i neonatologjisë”, ka thënë Fazliu. (RTK)

Të ngjashme