Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Bajram Ajeti ka dhënë dorëheqje.
Si arsye të dorëheqjes ai ka theksuar se po dëshiron t’u lë hapësirë të rnijve.
“Perkushtimin dhe vullnetin ndaj LVV-së do e kem të perjetshëm. Ju falenderoj të gjithëve për besimin, bashkëpunimin dhe rrugëtimin drejtë këtyre fitoreve”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Dorëheqje
Pas një rrugëtimi të gjatë si Kryetar i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Besianë, me një fillim jo të lehtë në strukturim dhe aktivitet politik deri në fitoret e një pas njëshme në zgjedhjet qendrore dhe lokale, ku u nisën ndryshimet e mëdha, nga fitorja e Llapit në fitore në tërë Kosovën, dorëhiqem nga pozita e Kryetarit të Qendrës për t’a lënë në duar të brezit të ri.
Perkushtimin dhe vullnetin ndaj LVV-së do e kem të perjetshëm. Ju falenderoj të gjithëve për besimin, bashkëpunimin dhe rrugëtimin drejtë këtyre fitoreve.