Jep dorëheqje shefi i Prokurimit në Ministrinë e Shëndetësisë

Prishtinë | 02 Nën 2018 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Ka dhënë dorëheqje shefi i Zyrës se Prokurimit në Ministrinë e Shëndetësisë, Arton Fejza.

Fejza e ka ofruar dorëheqjen në shenjë revolte ndaj një vërejtje që i është shqiptuar nga sekretari, Naim Bardiqi., raporton Koha Ditore.

“Para disa ditësh i është shqiptuar vërejtja dhe ai (v.j Arton Fejza) e ka cilësuar të padrejtë këtë masë andaj e ka ofruar dorëheqjen”, i ka thënë gazetës një burim brenda këtij institucioni.

Gazeta ka provuar të kontaktojë Fejzën por ai ende nuk është përgjigjur.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme