Jep dorëheqje trajneri i Prishtinës Bylbyl Sokoli

Prishtinë | 21 Sht 2019 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Bylbyl Sokoli jep dorëheqje nga pozita e trajnerit të klubit futbollistik Prishtina.

Sokoli këtë e bëri të ditur vet në një konferencë për media.

Arsyjet ai tha se janë shëndetësore.

” Jemi marrë vesh me kryesinë për t’u larguar nga pozita e trajnerit. Arsyjet janë se do t’i nënshtrohem një operacioni në gju dhe do të mungoj për dy muaj. Kjo është më mirë për Prishtinën sepse ekipi ka nevojë për një trajner që është afër lojtarëve”.

Ai tha se nuk ka pasur presion nga kryesia për shkak të rezultateve për të dhënë dorëheqje.

Këtu u bë e ditur se Bylbyl Sokoli do të zëvendësohet nga ish kapiteni i Prishtinës Armend Dallku.

Kjo për arsye Dallku ka luajtur për një kohë të gjatë me ekipin dhe ka qenë kapiten i skuadrës.

Të ngjashme