Jeremy Mathieu mungon tri javë

Prishtinë | 26 Tet 2016 | 15:41 | Nga

Nuk kanë të ndalur problemet për Luis Enriquen dhe mbrojtjen e Barcelonës.

Së fundi është konfirmuar se pas skanimeve të këmbës qendërmbrojtësi i Barcës, Jeremy Mathieu, do të mungojë për tri javë.

Mathieu i bashkëngjitet Gerard Piques, Jordi Albas dhe Andres Iniestas gjithashtu të lënduar dhe tani më Luis Enrique duhet të zbulojë diçka në mes të mbeturve si Sergi Roberto, Javier Mascherano dhe Samuel Umtiti.

Gjatë ditëve të mungesës së Mathieus, Barcelona do të ndeshet me Granadan, Manchester Cityn e Sevillën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme