Jevtiq: Prishtina institucionalisht po përpiqet të vjedhë pronat e serbëve

Prishtinë | 09 Kor 2021 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Serbët në Kosovë po privohen nga të gjitha të drejtat, nga ato themelore te ato të garantuara nga ligjet dhe Kushtetuta e Kosovës, dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të reagojë, sepse situata është alarmante.

Kështu tha nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq për Kosovo Online, transmeton Klankosova

“Ne flasim për këtë në të gjitha takimet që kemi me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, sepse çdo ‘konfiskim i pasurisë së Kishës Ortodokse Serbe’, çdo konfiskim i pasurisë së cilitdo serb në këtë zonë nuk është gjë tjetër veçse spastrim etnik dhe tani po bëhet në një mënyrë institucionale”, tha ai.

Jevtiq thekson se “pret një qasje të ndryshme nga bashkësia ndërkombëtare” kur siç tha ai “bëhet fjalë për sulmet ndaj pronës së Kishës Ortodokse Serbe dhe Serbëve që ndodhin çdo ditë, sepse përndryshe, sipas tij, pa reagime dhe dënime, ajo përfaqëson pjesëmarrjen e bashkësisë ndërkombëtare në atë”.

Të ngjashme