Zëvendëskryeministri i Kosovës njëherit ministër për Komunitete dhe Kthim Dalibor Jevtiq, sot në një takim me ambasadorin e Sllovenisë Bojan Bertoncelj, tha se fillimi i themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe hap rrugën për vazhdimin e dialogut në Bruksel.
“Fillimi i krijimit të AKS hap rrugën për vazhdimin e dialogut në Bruksel dhe presim që Asociacioni të formohet ashtu siç janë dakorduar palët në Bruksel”, tha ministri, duke shtuar se vetëm vazhdimi i dialogut mund të çojë në kushte më të mira jetese në Kosovë, transmeton Klan Kosova