Jevtiq: Vizita e kryeministres së Serbisë e një rëndësie të madhe për serbët

Prishtinë | 05 Sht 2022 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, tha se vizita e kryeministres serbe Ana Bërnabiq në Kosovë është e një rëndësie të madhe për serbët në Kosovë, si në jug ashtu edhe në veri të Ibrit.

Ai ka shtuar se “shefja e ekzekutivit serb do të dëgjojë nevojat e qytetarëve nga Leposaviqi në Ranillug”, raporton Kosovo Online.

Jevtiq deklaroi se sot do të ketë mundësinë të bisedojë me Bërnabiq për jetën dhe nevojat e serbëve jo vetëm në Shtërpcë, por “edhe në jug të Ibrit në përgjithësi”.

Të ngjashme