Jill Biden e përfundon vizitën katër ditore në Evropë

US First Lady Jill Biden (L) and Slovak President Zuzana Caputova pose for a photo prior talks inside the Presidential Palace in Bratislava on May 09, 2022. - The US First Lady is on a regional tour that included Romania, an unannounced visit to Ukraine and Slovakia, meant to be yet another display of American support for Ukraine and the countries assisting it in the wake of the Russian invasion. (Photo by VLADIMIR SIMICEK / AFP) (Photo by VLADIMIR SIMICEK/AFP via Getty Images)
Prishtinë | 09 Maj 2022 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jill Biden, u takua të hënën me presidenten e Sllovakisë, Zuzana Caputova, në Pallatin Presidencial në Bratislavë.

Në këtë takim u diskutua për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Ukrainën. Biden ka shprehur mirënjohje për mënyrën se si Sllovakia i ka mirëpritur refugjatët ukrainas.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se së pari Biden e ka nënshkruar një libër, i cili kishte një mesazh.

“Gjatë kohës sime në këtë vend të bukur, kam parë nga afër vlerat e përbashkëta që bashkuan Sllovakinë dhe Shtetet e Bashkuara si miq, partnerë dhe aleatë. Kjo përfshin përkushtimin tonë të përbashkët për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë. Ne qëndrojmë me Sllovakinë ashtu siç qëndrojmë me popullin e Ukrainës”, është mesazhi që e ka nënshkruar Biden.

Pas largimit të saj nga pallati, Biden udhëtoi për në aeroport për t’u kthyer Uashington, duke i dhënë fund udhëtimit të saj katër-ditor në Evropë, shkruan CNN, transmeton KlanKosova.tv.

Të ngjashme