“Jo një Republikë e coptume”, NEWBORN-i sivjet me mesazh kundër Asociacionit

Prishtinë | 17 Shk 2023 | 10:09 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

 “Jo një Republikë e coptume”, është mesazhi që monumenti NEWBORN përçonë për këtë 15-vjetor të Pavarësisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kështu tha për EO ideatori i këtij monumentit , Fisnik Ismaili, i cili tha se mesazhi kryesorë është për Asociacionin si dhe që lidhet edhe me Ukrainën.

Pamja e sivjetme është ndërruar edhe nga pozicioni i shkronjave, ku përmes lëvizjes së shkronjave ‘N’ dhe ‘O’, është dhënë një mesazh i fuqishëm politik ku thuhet “No New Broken Republic”.

“Sivjet mesazhi është mos me e krijua një Republikë tjetër të thyer të copëtuar, që ka të bëjë me asociacionin. Po pjesërisht ka të bëjë edhe me Ukrainën edhe me faktin që edhe ajo po copëtohet po ndërlidhet si mesazh edhe me Kosovën çka po ndodhë këtu edhe në botë”, tha ai.

Ismaili tha se konceptimi dhe projekt për monumentin merr shumë kohë, por që e gjithë puna bëhet me vetë financim dhe me punë vullnetare.

“Pjesën e parë të shkurtit, prej 1 shkurtit ne nuk bëjmë as gjë tjetër pos që merremi me NEWBORN. Edhe parapërgatitja zgjatë më shumë. 3-4 ditë merr punë ngjyrosja. Sivjet nuk ka qenë shumë i komplikuar sepse ka qenë ftoftë dhe e bëjmë me vetë financim, pak njerëz e dinë këtë pune, e tëra bëhet me punë vullnetare. Kujtuam që ka me qenë lehtë, por për ta bërë elementin e befasisë e kemi lënë që ti ndryshojmë në mesë natë edhe përfunduam deri në 4 të mëngjesit”, tha ai.

Të ngjashme