John Bolton viziton Emiratet e Bashkuara Arabe këtë javë

Prishtinë | 28 Maj 2019 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Emiratet e Bashkuara Arabe tha se këshilltari për siguri kombëtare i SHBA-së, John Bolton, do të udhëtojë në këtë vend, këtë javë.

Ambasada në Abu Dabi nuk i saktësoi datat e vizitës së planifikuar të Boltonit.

Ajo vjen në kohën kur Emiratet, Arabia Saudite dhe SHBA-ja po përpiqen t’i bashkojnë forcat për të izoluar Iranin.

Tensionet në rajon janë rritur prejse SHBA-ja është tërhequr nga një marrëveshje bërthamore midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, vitin e kaluar, dhe ka nisur të rivendosë sanksione kundër Republikës Islamike.

SHBA-ja po ashtu ka rritur praninë ushtarake në Lindjen e Mesme.

Teherani, në përgjigje, ka paralajmëruar se mund të rinisë pasurimin e uraniumit më pranë niveleve të armëve bërthamore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme