Ekonomia Online
FUNDIT

John Terry largohet nga Aston Villa

John Terry largohet nga Aston Villa

Aston Villa ka konfirmuar se John Terry është larguar nga klubi pas tre vitesh qëndrimi. Legjenda e Chelseat ishte asistent i trajnerit Dean Smith për tre vite në Villa park, duke u larguar në këtë verë. Ishte viti 2018 kur Terry kaloi te Aston Villa si asistent trajneri, duke ndihmuar skuadrën që të rikthehej në […]

Aston Villa ka konfirmuar se John Terry është larguar nga klubi pas tre vitesh qëndrimi.

Legjenda e Chelseat ishte asistent i trajnerit Dean Smith për tre vite në Villa park, duke u larguar në këtë verë.

Ishte viti 2018 kur Terry kaloi te Aston Villa si asistent trajneri, duke ndihmuar skuadrën që të rikthehej në Ligën Premier.

Tani, 40-vjeçari mori vendim që të largohej, derisa pritet që të fillojë karrierën e trajnerit.

“Ka qenë një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të kisha kaluar këto tre vitet e fundit në Aston Villa, por unë mendoj se tani është koha e duhur për të marrë vendimin jashtëzakonisht të vështirë për të lëvizur përpara”, ka thënë Terry.

Legjenda angleze pritet që në ditët e ardhshme të konfirmojë të ardhmen e tij.

Të ngjashme