Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thënë se misioni i qeverisë së tij është që të dorëzojë Brexitin më 31 tetor dhe t’i kërkojë Bashkimit Europian të rinegociojë marrëveshjen për ndarje.
Duke folur me deputetët të enjten, një ditë pasi mori postin, Johnson tha se ndërmarrja e këtij hapi ishte i nevojshëm “me qëllim bashkimin dhe për ta bërë Mbretërinë e Bashkuar sërish madhështore”.
Ai u zotua gjithashtu për të rikthyer besimin e popullit britanik në demokraci, duke thënë se lënia e BE-së në afatin e 31 tetorit ishte një mënyrë për ta arritur këtë.
“Unë dhe të gjithë ministrat jemi të vendosur që të largohemi nga BE në këtë datë, pavarësisht nga rrethanat. Nëse do të ndodhë ndryshe do të shkaktonte një humbje katastrofale të besimit në sistemin tonë politik”, tha Johnson.
“Unë do të preferoja të largoja BE-në me një marrëveshje. Besoj se është e mundur edhe në këtë fazë të vonë dhe do të punoj shumë për ta bërë atë të ndodhë”.