Johnson mbledhë për herë të parë kabinetin

Prishtinë | 25 Kor 2019 | 08:56 | Nga Ekonomia Online

Kabineti i ri i Boris Johnson do të mblidhet për herë të parë mëngjesin e sotëm, përpara se kryeministri i ri britanik t’i drejtohet Dhomës së Përfaqësuesve.

Dominic Raab dhe Priti Patel u kthyen në qeveri. I pari si sekretar i Jashtëm, ndërsa e dyta si sekretare e Brendshme.

Më shumë se gjysma e kabinetit të Theresa May, duke përfshirë edhe Jeremy Hunt rivalin e kryeministrit Johnson, u larguan ose u shkarkuan.

Kabineti i Boris do të përbëhet nga 31 ministra, nga 29 sa ishin. 26% prej tyre do të jenë femra, që është rënie e pjesëmarrjes së grave në krahasim me kabinetin e May në të cilin ishin 31% femra.

Mosha mesatare do të jetë 48-vjeç nga 51-vjeç sa ishte.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme