Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka porositur nacionalistët në Skoci që të ndalojnë së foluri “pafundësisht” për referendumin e ri të pavarësisë, duke thënë se shumica e qytetarëve kërkojnë ta shohin Britaninë të përbashkuar pas zbutjes së pandemisë.
Duke qëndruar për vizitë në Skoci në përpjekje për ta shtypur mbështetjen në ngritje për referendumin e ri, Johnson ka thënë se referendumi i vitit 2014 një prej atyre mundësive që ndodhin vetëm një herë në gjeneratë.
Lidhjet që e mbajnë të bashkuar Anglinë, Uellsin, Skocinë dhe Irlandën Veriore përbrenda një ekonomie 4 trilionë dollarësh veçse janë tkurrur rëndë, si nga dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian ashtu edhe nga mënyra e menaxhimit të pandemisë së koronavirusit nga Johnsoni.
Sondazhet më të fundit të ndërmarra në Skoci kanë treguar se shumica e skocezëve janë në favor të shkëputjes nga unioni 313-vjeçar midis Anglisë dhe Skocisë.
Mirëpo Johnsoni, të cilit i ka rënë përkrahja në Skoci, ka thënë se do ta kundërshtonte një tjetër referendum.
Vizita e tij në Skoci, në pikun e pandemisë, ka ngjallur kritika nga kryeministrja skoceze, Nicola Sturgeon, e cila ka kontestuar domosdoshmërinë e vizitës në kohën e kufizimeve shkaku i virusit.