“Jonas Brothers” nuk e kanë në plan të ndalen pas ribashkimit

Prishtinë | 08 Pri 2019 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Jo shumë kohë pas publikimit të videoklipit të këngës “Sucker”, vëllezërit e njohur, Joe, Nick dhe Kevin Jonas, e kanë incizuar edhe një këngë tjetër me titull “Cool”.

Këngën e re e kanë shoqëruar edhe me një videoklip interesant, ndërsa tre muzikantët kanë treguar se nuk e kanë në plan të ndalen pas ribashkimit të grupit.

Grupi “Jonas Brothers” u shpërbë zyrtarisht në vitin 2013, sepse vëllezërit dëshiron të ndiqni karriera solo.

Megjithatë, në shkurt të këtij viti, ata vendosën të ribashkoheshin dhe të vinin me materiale të reja muzikore.

Ndryshe, pop-rok grupi “Jonas Brothers” ekziston që nga viti 2005, ndërsa u bënë të famshëm falë paraqitjes në rrjetin televiziv, Disney Channel. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme