Jonas Brothers tregojnë se kush ua zbuloi sekretin e rikthimit të tyre

Prishtinë | 13 Qer 2019 | 10:38 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi i madh i Jonas Brothers ishte për pak të zbulohej nga një anëtar i familjes Jonas.

Gjatë intervistës në emisionin The Tonight Show Starring Jimmy Fallon , Nick Joe dhe Kevin zbuluan se vajza pesëvjeçare e Kevinit filloi t’I tregonte shoqeve e shokëve të saj të klasës rreth këtij sekreti.

“Ajo i tregoi gjithë shkollës së saj që Jonas Brothers po rikthehen zyrtarisht”, tregoi Kevin.

“Ne u munduam ta mbanim secret për gati një vit”, sqaroi Nick. “Po e bënim dokumentarin “Chasing Happiness duke e punuar albumin dhe e mendonim se këtë e kemi private, askush nuk do të tregojë. Një ditë vjen Kevin në shtëpi dhe thotë: ‘Djema, Alena i tregoi gjithë klasës’”.

“Për fat të mirë ato pesëvjeçarët tjerë qëndruan të heshtur”, u shpreh këngëtari.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme