Jori Delli: Cristiano Ronaldo më ka ngacmuar gjatë xhirimeve, partneri më tha që ai është ndyrësirë

Prishtinë | 08 Mar 2023 | 17:42 | Nga Ekonomia Online

Një ndër banoret e reja të Big Brother VIP Albania që po merr vëmendje ta madhe është modelja Jori Delli.

Ajo u prezantua para publikut përmes një vallëzimi sensual e shoqëruar nga balerinë meshkuj ndërsa shihej e veshur me një fustan të gjatë me një të çarë deri te kofshët.

Modelja e cila ka një karrierë të suksesshëm në Itali, në vitin 2019 ishte protagonist e një reklame përkrah dy yjeve të futbollit Cristiano Ronaldo dhe Neymar.

Për këtë sukses Jori ka folur së fundmi me banoren tjetër Deamishel, të cilës i ka treguar prapaskenat e xhirimit të reklamës.

“Kur bëhen ato spotet, ai ose ajo nuk do rrijë aty gjithë ditën që të bëjë ato provat. Ne duhet të jemi të gjithë gati kur të vijë ai. Ronaldo nuk ka bërë asnjë provë, ka hyrë menjëherë dhe ka thënë ‘çfarë duhet të bëj unë?’. Nuk e ke idenë sa lekë ka marrë për nja gjysmë ore. Gjysmë milioni ose një million. Duhet të firmosësh në kontrat nuk mund të flasë me ta nëse ata të flasin atëherë po”, tha fillimisht Jori.

“Teksa prisja më pas mora telefonin, u ula në një cep dhe fillova të flisja me të dashurin që kam pasur në atë kohë, quhej Simone. I thashë që po pres të bëj sportin dhe e kam me Cristiano Ronaldon. Më mori direkt në telefon dhe më tha: ‘Oo ti tani do më lësh mua, ti e di që ai është ndyrësirë, u bë xheloz. I thashë të rrinte i qetë sepse unë nuk ia varja, ndërsa ai më thoshte ‘ai është ndyrësirë, shkon me shumë femra’ por unë i thoja se është i martuar me Georginan”, u shpreh modelja.

“Në kontratë thuhej se ne nuk mund t’i flisnim Ronaldos, vetëm në qoftëse na fliste ai ne. Por ta dish çfarë më bëri Ronaldo. Ndërkohë që Neymar u tregua super profesionit, Cristiano më ngacmonte duke prekur flokët e mia me shpatën që kishte në dorë dhe më tha ‘Ciao bella’ dhe unë thjesht qeshja përbrënda sepse s’mund t’i flisja. Ai po më ngacmonte, më prekte flokët dhe unë rrija”, tregoi Jori.

Të ngjashme