Në prani të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, miqve, familjarëve dhe veteranëve të UÇK-së, në varrezat e fshatit Zatriq të Komunës së Rahovecit, ju dha lamtumira e fundit e veteranit të UÇK-së Veli Spahiu.
Vajdin Berisha, kryetar i OVL e UÇK-së dega në Rahovec në fjalën e mbajtur në ceremoninë e varrimit ka thënë se sot me pikëllim të madh, po ja japim lamtumirën fundit ish ushtarit të UÇK-së Veli Spahiu.
“Ai ishte, njeri i zakonshëm, si shumë bashkëmoshatar të tij përjetoi sundimin e pushtuesit serb. I rritur e i burrëruar me këtë barrë mbi supe, ai mësoi se këtij vendi i duhet liria, prandaj ju bashkua fuqishëm djemve që u radhitën në radhët e UÇK-së, në ditët me të vështira për popullin Shqiptar. Ai nuk mund të rrinte larg në distancë, dhe ti shikonte zhvillimet nga largësia, u kyq në luftë për liri, duke u bërë pjesë e brigadës 124 Gani Paqarizi të Zonës Operative të Pashtrikut”, përfundoi fjalimin e tij Berisha.