“Ju flisni për budallallëqe”, Aida Dërguti pyet: Cili është dallimi mes fjalës budallicë dhe budallallëqe?

Prishtinë | 15 Pri 2022 | 17:36 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputetja e PSD-së në Kuvendin e Kosovës, Aida Dërguti ka reaguar pasi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sceçla në një konferencë për medie iu drejtua gazetares me arrogancë dhe nuk i dha përgjigje, por tha se “flet për budallallëqe”.

E, Aida Dërguti në postimin e saj në Facebook pyeti se ku ishte dallimi i fjalës budallicë dhe budallallëqe.

“Cili është dallimi mes fjalës budallicë dhe budallallëqe?”, ka shkruar ajo.

Kjo pyetje vjen pasi ditë më parë edhe analisti Halil Matoshi e kishte quajtur “budallicë” ministen e Arsimit, Arbërie Nagavci, por më pas kishte kërkuar falje.

Kujtojmë se Albulena Haxhiu kishte kërkuar që Matoshit  të mos i jepet më hapësirë për pjesëmarrje në debate.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme