Ju mund të sëmureni nga shishja juaj e ujit – Disa mënyra si ta pastroni atë

Prishtinë | 25 Sht 2024 | 08:40 | Nga

Mund të ndodhë që ju e mbani me vete një shishe të ujit në mënyrë që të freskoheni. Por kjo mund të ndodhë vetëm nëse shishja juaj është e pastër.

Madje shpesh nuk iu bie ndërmend që ta pastroni atë.

Nga çfarëdo materiali qoftë shishja juaj e ujit, është shumë e rëndësishme që në fund të ditës ta pastroni atë.

“Bakteriet shtohen brenda shishes për shkaktë lagështisë dhe ju, bashkë me ujin, mund t’i pini edhe ato”, thotë Rudolph Bedford, gastronomist në Qendrën Shëndetësore të Saint John në Santa Monica.

“Pastroni ato çdo ditë. Problemi është se njerëzit i shpërlajnë ato vetëm me ujë”.

Shishet e papastërta mund të shkaktojnë tek ju vjellje dhe dhimbje barku.

Disa mënyra si t’i pastroni shishet e ujit:

Makina e larjes së enëve

Futeni shishen në pjatalarëse. Uji i nxehtë do t’i vrasë të gjitha bakteret brena saj. Më pas lëreni të thahet dhe ju mund ta mbushni me ujë përsëri.

Ujë dhe shampon

Shishen mund ta lani edhe me dorë duke përdorur shampon dhe ujë të nxehtë, njëjtë sikur i lani filxhanët e kafesë. Pasi ta fërkoni mirë, shpërlajeni me ujë që ta largoni shamponin. Më pas thajeni me një leckë të pastër dhe mbusheni me ujë të pijshëm.

Uthulla

Uthulla do ta dezinfektojë shishen tuaj të ujit. Ajo i vret të gjitha bakteret. Mbusheni gjysmën e shishes me uthull dhe gjysmën tjetër me ujë. Mbylleni atë dhe filloni ta tundni për pak sekonda. Lëreni pastaj gjatë natës dhe shpërlajeni me ujë të ngrohtë në mëngjes. Shishja mund të përdoret menjëherë pas tharjes.

3% peroksid hidrogjeni

Mbusheni një të katërtën e shishes me peroksid hidrogjeni, mbylleni atë dhe tundeni që ai ta pastrojë komplet brendësinë e shishes. Më pas shpërlajeni me ujë dhe lëreni të thahet. Shishja juaj do të jetë e pastër për t’u përdorur, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme