Ju që po e përkrahni Bregovicin, nuk jeni kozmopolitanë

Prishtinë | 09 Gus 2021 | 18:10 | Nga Zana Avdiu

Ju qe po e perkrahni ardhjen e Goran Bregovicit ne Korce, vetes mos i thoni kozmopolitanë. S’keni lidhje me kete pune.

Kozmopolitan- nuk je nese ty nuk te intereson qe ka ndodh gjenocid ne nje vend tjeter. Bash eshte e kunderta: kete kategori e karakterizon perpjekja per te drejtat e njerezve, pa dallim etnie, race, gjinie e orientimi seksual.

Nuk mundesh te jesh kozmopolitan, e me thane qe ska rendesi se cka ka ndodh ne Kosove e Bosnje, por me rendesi eshte me kenaq dhe rehabilitu agresorin.

Nuk ndodh asnje gjenocid asnje krim kunder njerezimit, pa e demonizu tjetrin, pa e arsyetu, relativizu dhe mohu krimin. E Goran Bregovic, i ben keto dy te fundit. E relativizon dhe i mohon krimet qe kane ndodh. Here tu e vajtu e lavdu arkitektin e gjenocidit ne Bosnje Karaxhiqin, e here tu i barazu palet ne lufte. Tu i ba gjithe njesoj, edhe viktimen edhe agresorin.

Ky si artist nuk ka nevoje me kape kallashnikovin e me vra njerez. Ky si “artist” e ka per detyre me ndreq terenin per me i ba krimet, tu i relativizu e arsyetu ato. Pra, menyra se qysh e ka komentu Bregovici luften ne Bosnje, nuk dallon kurgjo nga interpretimi i Mlladiqit: “te gjitha palet kane luftu, te gjitha kane ba krime”.

Per keta eshte problem ftesa dhe glorifikimi i tij ne Shqipni. Pra nuk eshte problemi se ai eshte serb, por problem jane qendrimet e tij per luftat ne ish Jugosllavi. Sa per serb, lirisht munden edhe ish kane mire me nderu edhe Natasha Kandiqin apo aktorin Goran Kostiq i cili luan lorin kryesor ne filmin “in the land of blood and honey”. Serb jane, dhe kjo nuk e pengon kerkon, por perkundrazi, kishin gjete perkrahje.

Të ngjashme