Udhëtimi i Real Madridit, të shtunën me datën 19 nëntor, do të ritakoj Atletiko Madridin në Vicente Calderon pas ndeshjes së fundit që e zhvilluan këta ekipe në finalen e Ligës së Kampionëve që përfundoi me fitore të ‘Los Blancos’ në penallti.
Ishte mbrojtësi spanjoll që e humbi penalltinë dhe i dha avantazh Ronaldos për të shënuar penalltinë vendimtare që i dha Realit titullin e 11-të të Champions League.
“Ajo çfarë ndodhi në Milano, ma kujton një plagë. Unë tani gjithmonë do të jem një lojtar më ndryshe se ai çfarë isha në Milano dhe po punoj shumë që të përmirsohem psiqikisht” tha Juanfran.
“Tani jemi më ndryshe. Që kur ka arritur Simeone, ne kemi besim qe mund ta fitojmë Realin dhe së fundmi unë pyeta Griezmannin se a do të luaj dhe ai tha po. Do të jetë një ndeshje interesante dhe nëse akordohet penallti për ne, mund ta ekzekutoj dikush tjetër”, shtoi mbrojtësi spanjoll.