Juncker i shqetësuar për kryesimin e Rumanisë me BE-në

Prishtinë | 29 Dhj 2018 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Rumania nga 1 janari i vitit 2019 do të merr kryesimin gjashtëmujor të rradhës me BE-në. Me çka do të merr rolin në vendosjen e agjendave të BE-së dhe do të jetë ndërmjetësues diplomatik mes 28 vendeve anëtare.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, shprehu shqetësim për shkak të marrjes së kryesimit të Bashkimit Evropian (BE) nga ana e Rumanisë, duke theksuar se ka dilema nëse vendi është i gatshëm, megjithëse vuri në dukje se ai konsideron se “teknikisht është i përgatitur mirë”.

Rumania nga 1 janari i vitit 2019 do të marrë kryesimin gjashtëmujor të radhës me BE-në. Me çka do të marrë rolin në vendosjen e agjendave të BE-së dhe do të jetë ndërmjetësues diplomatik mes 28 vendeve anëtare.

Juncker të shtunën për gazetën gjermane “Welt am Sonntag” deklaroi: “Mendoj se Qeveria në Bukuresht ende nuk e ka kuptuar plotësisht çka do të thotë marrja e kryesimit të shteteve të Bashkimit Evropian”.

Ai theksoi edhe ndarjen e thellë politike në Rumani duke thënë se “në shtëpi nevojitet front i bashkuar” për të forcuar unitetin në Evropë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme