Në ditën kur deputetët kosovarë mund ta plotësojnë kushtin për liberalizimin e vizave, në Kosovë do të qëndrojë një zyrtarë i lartë i BE-së.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker do të qëndrojë në Prishtinë ku do të ketë takime me liderët e shtetit.
Faqja zyrtare e BE-së tashmë ka zbardhur agjendën e Junckerit në Kosovë.
Presidenti i KE-së do të takohet me presidentin Thaçi, kryeparlamentarin Veseli dhe kryeministrin Haradinaj. Këto takime do të nisin nga ora 14:20 dhe, sipas agjendës, dhe përfundojnë me takimin që nis në orën 16.