Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit.
Në një mesazh urimi, Juncker thotë se Rama tashmë ka mandatin e qartë për të vazhduar reformat.
Përmes një letre, Jean Claude Juncker i garanton kryeministrit Rama mbështetjen e Komisionit Europian.
Ai thotë se duhet të vijojë zbatimi i Reformës në Drejtësi.
“Shqipëria është partner i rëndësishëm i BE dhe rruga për BE kërkon dialog konstruktiv”, shprehet Juncker.