Juniku me rrjet të energjisë elektrike të viteve të 60-ta

Junik | 25 Shk 2018 | 08:16 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Junikut ndër problemet kryesore ka furnizimin me energji elektrike si dhe ndërtimin e digës së ujit në këtë komunë.

Kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi në një prononcim për Ekonomia Online tha se rrjeti i energjisë elektrike është shumë i vjetër dhe është esenciale të bëhet diçka në këtë drejtim.

“Si zakonisht ne si sfide kemi rrjetin e energjisë elektrike në Junik ku është i viteve të 60-ta. Edhe pse kemi bërë kërkesa të vazhdueshme dhe kemi pasur premtime nga institucionet përgjegjëse, megjithatë deri tash nuk ka qenë e kënaqshme përgjigjja e tyre. Ne kemi objektiv edhe ngritjen e trafostacionit 10 kw orë që paraqet tamon, adekuat për qytetarët e Junikut, deri më tani me të vërtet jemi dobët. Si tjetër objektiv kemi edhe ndërtimin e digës së ujit e cila paraqet një projekt jashtëzakonisht të rëndësishëm jo vetëm për qytetarët e komunës së Junikut por edhe për qytetarët e komunës së Deçanit dhe qytetarët e komunës së Gjakovës të cilët do të ishin furnizuar me ujë të pijes”, tha ai.

Ndërkaq ai foli edhe për ndërtimin e rrugës Segmenti Junik-Lugu i gjatë, ku tha se pritet të përfundoj deri në vitin 2021.

“Rruga Junik fshati Gjocaj, Jasiq, Gjeravicë  brenda 3 viteve besoj që do të përfundojë me asfaltim, me mure mbrojtëse me kanale të kullimit apo kanale të ujitjes dhe unë jam shumë i sigurt që deri në afatin 2020-2021 do ta kemi të qasshëm me asfaltim këtë rrugë që është segment jashtëzakonisht të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit në Junik dhe në përgjithësi në Kosovë”

Ai tha që ndërtimi i kësaj rruge është financuar edhe nga ministria e Infrastrukturës.

“Ne bashkë-financojmë si komunë me 10%  si komunë, meqenëse mundësit tona si komunë janë shumë të vogla, por ministria e Infrastrukturës ka marr përsipër si interes shtetëror. Vlen të theksohet këtu se ne kemi filluar në vitin 2012 ta hapim këtë rrugë, atëherë me Forcat e Sigurisë së Kosovës, kështu që mendoj që kjo rrugë paraqet një segment të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit në përgjithësi në Kosovë”, tha Kuçi, raporton EO.

Të ngjashme