Përfaqësuesja U-19 e Kosovës ka mposhtur ekipin senior të Fushë-Kosovës që garon në Ligën e Parë të Kosovës.
Në ndeshjen e zhvilluar të martën në fushën me bar sintetik në Mazgit, Kosova U-19 e mposhti Fushë-Kosovën me rezultatin 2:1.
Lojtarët e ftuar nga përzgjedhësi i U-19 të Kosovës, Ramiz Krasniqi, për këtë ndeshje dhe për atë që do ta luajnë të mërkurën (sot) kundër 2 Korrikut të Prishtinës janë në testim e sipër.
“Në ndeshjen e sotme djemtë e ekipit U-19 treguan lojë cilësore me aksione të mira, bashkëveprime mirë të menduara dhe komunikim të mirë mes vete”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Golat për skuadrën U-19 të Kosovës i shënuan Riza Zhdrella (28) dhe Leonart Thaqi (39′).