Ujkani: Nëse marrëveshjet Kosovë-Shqipëri s’zbatohen do të mbesin në suazën e takimeve tradicionale

Prishtinë | 02 Tet 2020 | 14:22 | Nga Përparim Bublaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe Shqipërisë, gjatë së martës kanë nënshkruar dhe 15 marrëveshje të reja bashkëpunimi në mbledhjen e përbashkët ta mbajtur në Tiranë.

Nënshkrimi i marrëveshjeve të tilla po vlerësohet si i nevojshëm, por, që dy qeveritë duhet të punojnë më shumë në zbatimin e këtyre marrëveshjeve, ka thënë Emrush Ujkani, drejtor ekzekutiv në Këshillin e Investitorëve Evropianë në Kosovë, për Ekonomia Online.

Deri më tani nga mbledhjet e dy qeverive janë arritur mbi 70 marrëveshje e protokole, por që zbatimi i disa prej  tyre ka pasur ngecje.

E për Emrush Ujkanin është e domosdoshme që të bëhet një analizë i marrëveshjeve të arritura deri më tani për arsyet e ngecjes së zbatimit.

Ai ka thënë se nëse këto marrëveshje nuk zbatohen do të mbesin vetëm në suazat e takimeve tradicionale.

“Është shumë e domosdoshme që të bëhet një analizë atyre që janë arritur deri më tani dhe mbi bazën e kësaj të shihet se ku është progresi, ku janë mangësitë apo pengesat që po shfaqen për zbatimin e tyre”.

“Përndryshe kjo do ta humbte efektin dhe me të vërtetë do të përfundonte sikur diçka tradicionale, që është mirë të takohen, por që të arrimë një impakt duhet vërtetë të bëhet një analizë e mirë që vërtetë këto marrëveshje që po nënshkruhen, a po zbatohen dhe cilët janë mekanizmat që duhet quar përpara”, tha ai.

Sipas tij, marrëveshja e Ëashingtonit dha to me BE-në janë mundësi për të ecur përpara në agjendën Evropiane edhe për Kosovën edhe për Shqipërinë.

“Për të ece përpara ka mundësi jashtëzakonisht të mëdha, duke pasur parasysh edhe marrëveshjen në Ëashington, por edhe ato në kandër të proceseve integruese me BE-në, ofrojnë platforma në të cilat ky dialog dhe këto marrëveshje bilaterale Kosovë-Shqipëri mund ta fasilitojnë dhe ta ndihmojnë procesin reciprok në agjendën evropiane, qoftë për Kosovën por edhe për Shqipërinë”, ka thënë Ujkani.

Mbledhja e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë në Tiranë është e gjashta me radhë që nga viti 2014, kur ishte mbajtur takimi i parë.

Që nga ajo kohë, të dy qeveritë mbajnë mbledhjet e përbashkëta ku premtohet në vazhdimësi për bashkëpunim të ndërsjellë dhe nënshkruhen marrëveshje në fusha të ndryshme.

Të ngjashme