Jusuf Azemi kërkon përkrahje më të madhe nga Qeveria për sektorin privat

Prishtinë | 17 Pri 2020 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë se mbi 30 përqind të punëtorëve janë të pa legalizuar, ku kryesisht bëjnë pjesë punëtorët që punojnë në ndërtimtari dhe punëtorët teknik.

Sipas tij, janë bërë disa gabime me pakon emergjente, pasi Qeveria fare nuk është konsultuar me këtë sindikatë. “Paguhen shtesë punëtorët e marketeve, barnatoreve, po jo edhe pastruesit e Qendrave të Mjekësisë Familjare apo edhe sigurimi”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ai tha se sektori privat është në gjendje të rëndë. “Kemi probleme të mëdha. Sot punëtorët e sektorit privat nuk kanë mundësi të udhëtojnë”, tha ai.

Azemi bëri me dije se ka kompani që po fusin në lista të punëtorëve anëtarët e familjeve të tyre.

Të ngjashme