Juve e Napoli shkëputen nga Inter

Prishtinë | 31 Dhj 2017 | 09:36 | Nga

Juventus dhe Napoli kanë shënuar fitore, ndërsa Inter ka barazuar në xhiron e 19-të të Serie A.

Përderisa Napoli fitoi në transfertë ndaj Crotone-s me rezultat minimal prej 0:1, Juventus mposhti Veronën 1:3.

Në anën tjetër, Inter barazoi pa gola me Lazion.

As Roma nuk fitoi këtë javë, pasi që Sassuolo nxori një barazim befasues në Olimpico, në ndeshjen që u mbyll 1:1.

Renditja tabelare pas javës së 19-të sheh Napolin në krye me 48 pikë, një më shumë se Juventusi që ka 47.

Ndërkaq Interi që nuk njeh fitore që katër ndeshje, ndodhet në pozitën e tretë me 41 pikë, dy më shumë se Roma në të katërtën.

Interesante

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme