Matthijs de Ligt duket se është një hap më afër kalimit te Juventus gjatë verës së ardhshme.
Mbrojtësi i Ajax tashmë ka takuar edhe zëvendëskryetarin Pavel Nedved dhe drejtorin sportiv, Fabio Paratici. Kjo e bënë Zonjën e Vjetër të jetë fituese në garën me Barcelonën për shërbimet e 19 vjeçarit, shkruan 90min, përcjell Klan Kosova.
Holandezi ka befasuar me paraqitjet e tij si në skuadër, ashtu edhe në kombëtare. Ai ka zënë vend edhe në formacionin shartues të Holandës.
De Ligt ka gjithsej 20 paraqitje në të gjitha kompeticionet.