Juventus është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Bardhezinjtë kanë mundur Milanin në Torino, 2:1.
Golat për Juven i shënuan Paulo Dybala dhe Miralem Pjaniq, ndërsa për Milanin realizoi Carlos Bacca.
Në gjysmëfinale, Juventus do të përballet me Napolin.
Kjo ishte përballja e tretë mes dy skuadrave për këtë sezon. Të dyja rastet e mëparshme janë fituar nga kuqezinjtë e Montelës.