Juventus në ndjekje të Tagliaficos

Prishtinë | 30 Gus 2026 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Juventus po monitoron situatën e Nicolas Tagliaficos, me klubin italian që po shqyrton mundësinë e transferimit të mbrojtësit argjentinas për të përforcuar krahun e majtë në ditët e fundit të merkatos.

Megjithatë, kjo pistë lidhet ngushtë me të ardhmen e Juan Cabal.

Mbrojtësi kolumbian po ndiqet nga Atalanta dhe, nëse ai largohet nga Torino, Juventusi mund të intensifikojë interesimin për Tagliaficon.

Tagliafico është nën kontratë me Lyonin deri në vitin 2027, por largimi i tij do t’i shërbente edhe klubit francez për të ulur shpenzimet e pagave.

Të ngjashme