Jerome Boateng është njëri prej lojtarëve që është vënë në listën e largimeve te Bayern Munichu, ndërsa klube të shumta kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.
Lojtari, i cili mbush 30 vjet në muajin shtator, është pjesë e bavarezëve që nga viti 2011, mirëpo klubi ka planet tjera.
Sipas Bild, Boateng është nxjerrë në treg, edhe pse ka kontratë deri në vitin 2021.
Ndërsa mediat italiane bëjnë të ditur se Juventusi dhe Napoli duan që ta angazhojnë futbollistin që e përfaqëson Gjermaninë.
Bianconerët duan të angazhojnë një mbrojtës si zëvendësues të Medhi Benatias, i cili është lidhur me Arsenalin dhe Olympique Marseille.
Një opsion i mundshëm është edhe Napoli, ku futbollisti do të ribashkohej me Carlo Ancelottin, me të cilin ka punuar te Bayerni.
Dy klubet italiane kanë konkurrencën e klubeve tjera evropiane, të cilat kërkojnë shërbimet e qendërmbrojtësit.