“Bianconeri” synojnë ta rikthejnë mesfushorin francez në Itali gjatë verës që vjen. Interesim për Pogban ka shfaqur edhe Real Madridi
Juventusi po mendon seriozisht për rikthimin e Paul Pogbas në Itali.
Mesfushori francez e kishte një eksperiencë të suksesshme në Torino, ndërsa më pas ishte rikthyer në Manchester United.
Tash, klubi nga Serie A është i interesuar ta rikthejë në ekip kampionin e botës me Francën.
E përditshmja italiane “Tuttosport” shkruan se Pogba do t’i kushtonte kampionit italian plot 270 milionë euro.
Në këtë shumë llogaritet edhe kartoni i futbollistit, që kushton 150 milionë euro, plus rrogat dhe obligimet tjera për kontratën katërvjeçare.
Juve po planifikon fillimisht që ta shesë një lojtar të madh, për të bërë sadopak para për blerjen e Pogbas në verën që vjen.
Francezi pritej të largohej nga “Old Trafford” verën e kaluar, por në fund nuk pati ndonjë ofertë serioze për të, transmeton gazetaexpress.
Thuhet se interesim për mesfushorin francez ka shfaqur edhe Real Madridi.