Paulinho mund ta lërë skuadrën katalunase të Barcelonës.
Kjo ishte një nga thashethemet e mëdha të tregut të transferimeve gjatë javës së kaluar, por megjithëse agjenti i lojtarit kishte paraqitur me sa duket një ofertë të madhe për bosët e Camp Nout.
Por, deri në ditën e djeshme nuk ishte e qartë se prej nga kush kishte ardhur oferta pasi që mediat nuk kishin dhënë ndonjë emër konkret.
Sot, gazeta italiane La Republica shkruan se është Juventusi ka gati një ofertë për mesfushorin brazilian të Barçës.
Sipas gazetës italiane, bardhezinjtë janë të gatshëm të përmbushë klauzolën e blerjes prej 40 milionë eurosh të lojtarit.
Kampionët italianë shpresojnë që të arrijnë një marrëveshje me Barcelonën për një çmim më të ulët.
Ndryshe, 29-vjeçari deri më tani ka pasur 34 paraqitje për kampionët spanjoll dhe ka arritur të realizoj nëntë gola.