Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala dhe dy mesfushorët Federico Chiesa dhe Weston McKennie kanë bërë testimet për lëndimet e djeshëm që pësuan ndaj Sassuolos.
Argjentinasi ka pësuar lëndim në shkallën e dytë të ligamentit të gjurit të majtë dhe do jetë jashtë fushës së gjelbër për 15-20 ditët e ardhshme, transmeton lajmi.net.
Kurse, sa i përket dyshes McKennie dhe Chiesa, dy lojtarët nuk kanë ndonjë problem serioz dhe do vazhdojnë të trajtohen në ditët në vijim.
Mungesa e madhe do jetë Dybala që nënkupton që do humbasë disa sfida, e ndër to do jetë edhe kundër rivalit Inter.
Lajm i mirë për skuadrën e Conte është rikthimi i Alvaro Moratas, që nënkupton se Cristiano Ronaldo nuk do jetë sulmuesi i vetëm në skuadër.
💪 Getting up for the Cup!
— JuventusFC (@juventusfcen) January 11, 2021
🔔 Updates on @PauDybala_JR, @WMckennie & @federicochiesa.