Juventusi monitoron situatën e Ter Stegenit

Prishtinë | 05 Mar 2020 | 16:16 | Nga Ekonomia Online

Juventusi thuhet se është i interesuar ta sjellë portierin e Barcelonës, Marc-Andre Ter Stegen në Allianz Stadium këtë verë.

Sipas mediumit lokal Catalunya Radio, portieri gjerman nuk është i kënaqur me situatën e trazuar në dhomën e zhveshjes në Camp Nou dhe mund të jetë në kërkim të një largimi nga klubi.

I njëjti stacion i radios pretendon se Juventusi është gati të reagojë nëse Ter Stegen bëhet i disponueshëm në tregun e transferimeve.

Zonja e Vjetër tashmë e ka lidhur Wojciech Szczesny me një marrëveshje të re deri në vitin 2024, por mundësia për të blerë një portier të madh si Ter Stegen ka nxitur vëmendjen e tyre.

Raporti pohon gjithashtu se Juventus mund të ketë kontaktuar Blaugranët tashmë dhe javët e ardhshme mund të jenë vendimtare për të gjitha palët e përfshira.

Megjithatë, transferimi i gjermanit do të kushtonte rreth 100 milionë euro për Bianconerët.

Të ngjashme